Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik” – S’ndalen tifozët, pas Tiranës shpërthejnë edhe në Korçë e Shkodër (Videot)


Pas thirrjeve ‘Rama ik’ në përurimin e stadiumit kombëtar, ‘Air Albania’, e njëjta gjë ka ndodhur në dy stadiume të tjera. Teksa të gjithë po ndiqnin festën e përgatitur për të përuruar stadiumin, qindra tifozë shpëthyen me thirrjet ‘Rama ik’.

Ditën e sotme e njëjta gjë ka ndodhur edhe në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës në sfidën mes Vllaznisë e Teutës. Dhjetëra tifozë nuk u ndalën për disa sekonda me thirrjet e lartpërmendura.

E njëjta gjë ndodhi pasditen e djeshme në stadiumin e Korçës në sfidën mes Skënderbeut e Tiranës. Tifozët vijuan për disa çaste të thërrasin ‘Rama ik’.

VINI RE: Videoja e Shkodrës marrë nga ‘Ora News’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *