Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një burrë me biçikletë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Mësohet se në superstradën Lezhë-Milot, pranë vendit të quajtur kryqezimi i Rrilës, ka ndodhur një aksident.

Një automjet ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Mësohet se viktima është identifikuar si Zef Mullishi, rreth 50 vjeç nga Rrila.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *