Vendosni fjalën kyçe....

Përmbajtje e papranueshme? Politika e reklamave në ‘YouTube’ ndalon fjalën ‘të krishterë’


Kur themeluesi i një grupi të krishterë u përpoq të ngarkonte një reklamë në ‘YouTube’ për organizatën e tij, ai u përball me  një refuzim të çuditshëm, duke u informuar atë se fjala ‘e krishterë’ nuk ishte më e pranueshme sipas politikës së faqes.

Chad Robichaux, themelues i fondacionit ‘Mighty Oaks’, një grup bamirësie që ndihmon veteranët e luftës për të kapërcyer traumat me të cilat përballen, publikoi në ‘Twitter’ një fotografi që detajonte mesazhin që i kishte ardhur.

‘Pra, një nga fjalët kyçe për të rritur reklamën ishte fjala ‘e krishterë’, të cilën e përdorim rregullisht. Reklama u mohua posaçërisht për shkak të përdorimit të fjalës ‘të krishterë. Kjo është hera e parë që e shohim këtë,’ tha Robichaux në një intervistë për ‘Faithwire’.

Brenda disa orësh nga postimi i Robichaux, ‘YouTube’ u përpoq të shpjegonte situatën në një mesazh në ‘Twitter’.

‘Ne e dimë se besimet fetare janë personale, kështu që ne nuk u lejojmë reklamuesve që të synojnë përdoruesit në bazë të fesë’, tha platforma në pronësi të ‘Google’.

‘Përtej kësaj, ne nuk kemi politika kundër reklamimit që përfshin terma fetarë si ‘të krishterë’’.

Robichaux e hodhi poshtë këtë gjë, duke argumentuar se deklarata e kompanisë ishte vërtet e rreme dhe se ai kishte përdorur fjalën e njëjtë në reklamat e mëparshme pa probleme për vite me radhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *