Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj reagon pas incidentit të Braçes me gazetarin: Pasojë e arrogancës së Ramës, e papranueshme të ngrejë dorë ndaj medias


Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, ka reaguar pas pamjeve ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, shtyn gazetarin e News24, Marsel Rupi, jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, teksa ky i afrohej për t’i bërë një pyetje.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj e cilësoi ngjarjen të papranueshme, duke theksuar se një deputet nuk mund të përdorë forcën ndaj një gazetari që po ushtron detyrën e tij.

“Është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari,” u shpreh Shehaj.

Kreu i Partisë MUNDËSIA e lidhi sjelljen e deputetit socialist me, sipas tij, modelin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Sjellja e Erion Braçes është pasojë e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës,” deklaroi ai.

Në përfundim të reagimit të tij, Shehaj shtoi: “Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!”