Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret ministrin e Jashtëm të Turqisë, Cavusoglu


Presidenti Meta ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Cavusoglu.

Kreu i shtetit e falenderoi zyrtarin e lartë turk për solidaritetin e ndihmën e menjëhershme të Ankarasë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa e ka ngushëlluar atë për viktimat e tërmetit e ortekut që goditën Turqinë para pak ditësh.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes vendeve dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

Presidenti ka nënvizuar gjatë takimit domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *