
Një qytetare deklaroi se është koha për t’i thënë stop tranzicionit 35-vjeçar dhe se se kësaj klase politike i ka ardhur fundi.
“Jemi këtu për Shqipërinë, për shqiptarët. Për t’i thënë stop tranzicionit 35-vjeçar. Ju bijtë e komunistëve që mbani pushtetin, protestuesit ju kanë thënë; ju ka ardhur fundi. Nuk e mbani dot të ardhmen e shqiptarë peng, apo të ardhmen e tyre jashtë Europe. Shqiptarët e kanë kuptuar fytyrën e Edi Ramës.”, tha ajo.
Ndërsa një i ri denoncoi punimet në rrugën Elbasan-Pogradec. Ai tha se për ndërtimin e kësaj rruge po shkatërrohet natyra.
“Nga Elbasani deri në Librazhd, rruga Elbasan-Qafë Thanë është shkatërrim i natyrës. Janë duke u bërë ndërtime jashtë standardeve janë duke u bllokuar burime dhe vetëm rrugë nuk po ndërtohet aty. Në një 1 vit, vetëm 1 km rrugë është bërë.”, tha i riu.