Vendosni fjalën kyçe....

“Hasta la vista, Donald, aty është dera!” – Shvarceneger i dërgon mesazh Trumpit


Aktori ikonik i Hollivudit dhe republikani Arnold Shvarceneger është bashkuar me korin e personave që dënojnë Donald Trump, për sulmin në Capitol Hill.

Duke folur për gazetën gjermane Bild, Shvarceneger shprehu zhgënjimin e tij me ngjarjet në SHBA, duke akuzuar Trump për nxitjen e trazirave me veprimet e tij. Aktori u bashkua me valën e deklaratave anti-Trump që u derdhën pas incidentit në Capitol Hill në fillim të kësaj jave.

“Kjo më trishton. Kjo nuk është Amerika jonë, kjo nuk është Amerika ime.” – deklaroi Shvarceneger .

“Është si një finale e madhe për katër vjet çmenduri! Njerëzit thonë qartë: ‘Hasta la vista, Donald!’ Kaq, aty është dera.” – shtoi aktori.

Kjo nuk është hera e parë që Shvarceneger shprehet kundër Donald Trump. Më herët ai ka thënë se detyra e ka ndryshuar Trump.

“Kam kaluar kohë me Donald. Unë kurrë nuk e kam parë atë në gjendjen që është tani.” – tha ndër të tjera aktori në intervistën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *