
Gjashtë protestuesit e arrestuar pas protestave te Kuvendi, janë dërguar te Komisariati 1. Avokati Gentian Serjani tha se nuk është ngritur ende asnjë akuzë ndaj tyre sepse nuk ka shkelje.
Ai ka thënë se nuk është lejuar të takohet me klientët e tij.
Protestuesit më pas janë nisur në këmbë nga drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit 1. Të rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në shenjë proteste.
“Gjashtë të shoqëruarit janë tek Komisariati Nr.1. Deri tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore. As ne avokatët nuk po na lënë t’i takojmë të shoqëruarit e protestës. Nuk ka ende një justifikim për arsyen, janë lejuar vetëm Avokati i Popullit dhe deputetët.
Do të qëndrojmë këtu sepse po mbahen në mënyrë të padrejtë.” – deklaroi Serjani.