Policia Rrugore ka dhënë detaje paraprake lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të martë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë u përmbys, duke lënë të plagosur 15 persona.
Në një prononcim për mediat, drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas Vatocit, hetimet paraprake tregojnë se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të autobusit nga drejtuesi i mjetit.
“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e Shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është i licencuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci.
