
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i ka bërë thirrje BE-së t’i kthejë sytë ngë Shqipëria më shumë se kurrë.
Ajo ndodhet në Bruksel ndërsa shkruan se është ftuar në Parlamentin Evropian nga eurodeputetë me të cilët do diskutojnë për protestat 30-ditore në Shqipëri, çështjet mjedisore e problemet e shumta me të cilat përballet vendi.
“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi.”