Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi vajzën e mitur, AMP arreston efektivin e Policisë në Tiranë


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë së Shtetit në Tiranë, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj vajzës së tij të mitur.

Sipas AMP-së, efektivi me inicialet E.M. u ndalua me iniciativë nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, pas veprimeve të menjëhershme hetimore që ngritën dyshime se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tij.

Pas vlerësimit të rrethanave dhe me autorizimin e prokurorit, AMP procedoi me ndalimin e efektivit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Rajonale Tiranë ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E.M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’. Ndalimi u krye pas veprimeve të menjëhershme hetimore lidhur me dyshimet se shtetasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Pas vlerësimit të rrethanave dhe autorizimit të prokurorit, AMP procedoi me ndalimin e tij”, thuhet në njoftimin e AMP-së.