Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj e Xoxa bëhen prindër të herë të dytë


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të dytë.

Atyre u ka lindur një djalë. Veliajt i është dhënë leje 48 orë nga SPAK për të vajtur në maternitet, shkruan Shqiptarja. Veliaj ndodhet në burg prej shkurtit 2025.

Ai akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave lidhen me korrupsionin pasiv, të kryer në 9 raste, në raport me disa kompani, për të cilat SPAK thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas akuzës, këto subjekte kanë marrë leje ndërtimi dhe kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.