Vendosni fjalën kyçe....

“Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot” –protestuesit ironizojnë me thirrje


Në Tiranë është zhvilluar protesta e 29-të radhazi, ku qytetarët kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar kërkesën si të panegociueshme.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë mbajtur thirrje kundër qeverisë dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, ku kanë qëndruar për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Mes thirrjeve të dëgjuara në shesh është përfshirë edhe një slogan ironik: “Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot”, i përdorur nga disa prej pjesëmarrësve gjatë protestës.

Sipas organizatorëve, protestat tashmë kanë hyrë në një fazë të qëndrueshme mobilizimi qytetar dhe do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa marshimi është shoqëruar me prani të shtuar të forcave të rendit për menaxhimin e situatës.