
Njëmbëdhjetë persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua të dielën në qytetin Tomblaine në Francën verilindore, tha prefektura lokale.
Avioni i përkiste një shkolle parashutizmi. Piloti dhe të gjithë 10 pasagjerët – pesë studentë dhe pesë instruktorë – vdiqën në aksident, tha prefektura.
Ministri i Brendshëm francez ishte rrugës drejt vendit të ngjarjes, njoftoi Ministria e Brendshme, shkruan Reuters.
Yves Seguy, prefekti rajonal, i tha televizionit BFM se avioni duket se ka pësuar dëmtime përpara se të binte vertikalisht në tokë. Aksidenti ndodhi në një zonë të banuar pranë një qendre tregtare.
“Pak metra më tej dhe aksidenti mund të kishte shkaktuar viktima të tjera,” tha Seguy.
Prokuroria lokale nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.