Vendosni fjalën kyçe....

Shërohen nga koronavirusi dy zëvendësit e Pjerin Ndreut


Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu jep lajmin se dy zëvendësit e tij janë shëruar nga Covid-19.

“Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.”– shkruan Ndreu.

Kryebashkiaku thotë se pavarësisht se kanë qenë të infektuar, dy zëvendësit e tij nuk e kanë ndalur për asnjë moment punën edhe nga shtëpia. Ai i adresohet edhe komenteve negative lidhur me dy punonjësit e infektuar të bashkisë.

“Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.
Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme !”– shkruan Ndreu.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Lezhës tha se dhe ai kishte bërë dy tamponë pas rasteve me Covid-19 në bashki dhe të dyja përgjigjet kishin dalë negative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *