Vendosni fjalën kyçe....

BE do stërvisë 15,000 ushtarë të tjerë ukrainas – Media


Bashkimi Evropian do njoftojë se do stërvisë një shtesë prej 15,000 trupash ukrainase përmes misionit të tij të ndihmës ushtarake dhe do të ndajë 25 milionë euro (27.3 milionë dollarë) për operacionet e çminimit në territoret e Ukrainës, raporton media turke Anadolu Agency.

Zyrtarët e lartë të BE-së, duke përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kreun e Këshillit Evropian Charles Michel, do udhëtojnë në Kiev për samitin e 24-të BE-Ukrainë më 3 shkurt.

Takimi do zhvillohet për herë të parë që nga fillimi i luftës teksa Ukraina ka marrë statusin e kandidatit për në BE.

Blloku e konsideron samitin një ‘sinjal të fortë se ne mbështesim vendin që është viktimë e një agresioni dhe se nënvizojmë të drejtën e Ukrainës për të pasur një paqe të drejtë në fund të kësaj lufte.’ u tha një zyrtar i BE-së gazetarëve në Bruksel.