Vendosni fjalën kyçe....

“Koha për narko-kryeministrin Rama po mbaron” – Berisha


“Koha e Ramës po mbaron” – tha kreu i PD-së Berisha.

Në një deklaratë pas daljes nga Kuvendi, kryedemokrati theksoi se kreu i qeverisë po përpiqet t’i shmanget parlamentit në përpjekje për të kaluar krizën e fundit.

Berisha shtoi se për narko-kryeministrin koha po ngushtohet.

“Koha për Ramën po mbaron. Edi Rama mendon se duke u fshehur, duke shmangur Parlamentin dhe përballjen me mijëra qytetarë në shesh, do ta kalojë edhe këtë krizë. Por për narko-kryeministrin koha po ngushtohet. Skandalet ku ai përmendet po shpërthejnë njëri pas tjetrit, ndërsa përpiqet me çdo kusht të zgjasë ditët e fundit të pushtetit të tij.” – shkruan Berisha.