
Ish-deputeti i PD-së Salianji ka ftuar demokratët në një takim në Akademinë e Arteve ditën e nesërme.
Takimi do nisë në orën 18:00 ndërsa sipas njoftimit të Salianjit bëhet fjalë për lëvizjen e nisur për ta bërë PD-në fituese.
“Shihemi nesër tek Akademia e Arteve, Sheshi “Nënë Tereza” me lëvizjen për një PD FITUESE. E premte, 29 Maj. Ora 18:00. Akademia e Arteve, Sheshi “Nënë Tereza.” – thuhet në njoftimin e Salianjit.
Salianji ka nisur prej kohësh një tur takimesh me demokratë e qytetarë në mbarë vendin. Ai është përplasur në distancë me kreun e PD-së Berisha duke e akuzuar këtë të fundit se ka pushtuar partinë dhe se nuk ka synim ta bëjë atë fituese, por ta mbajë në opozitë.
Ai u përjashtua nga gara për kreun e PD-së me akuzat se kishte bashkëpunuar me elementë kriminalë në vend dhe se i merrte urdhrat nga kryeministri Rama.