Vendosni fjalën kyçe....

“A të hanë minjtë këtu?” – Korreshi denoncon gjendjen në Qendrën e Gjakut në Lushnjë



Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e Qendrës së Gjakut në Spitalin e Lushnjës, duke publikuar pamje nga ambientet e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi shfaq ambiente të amortizuara dhe mungesë kushtesh, ku sipas tij trajtohen pacientët me talasemi dhe kryhen shërbime të rëndësishme shëndetësore.

Ai thekson se pacientët shpesh detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për trajtime dhe komisione mjekësore, duke e cilësuar situatën të papërshtatshme për një qendër rajonale shëndetësore.

Korreshi ngre shqetësimin edhe për mungesën e kushteve bazë higjieno-sanitare në godinë, duke kërkuar ndërhyrje për përmirësimin e situatës.

“Këtu jemi te Banka e Gjakut, një nga repartet më të rëndësishme. Kape pak, (tregon nga kamera) Shikoje pak këtë egrasinë! E kuptoni se si është situata këtu. E shikoni ça thotë aty; Qendra Rajonale. Të sëmurët me talasemi janë të shumtë në Lushnjë. Ata detyrohen çdo 3 muaj që të udhëtojnë drejt Tiranës për të dalë në komision për ilaçet. Le që këtu nuk ka gjak, por shiko si ka vajtur bari. A të hanë minjtë këtu?! Kjo është situata e Bankës së Gjakut!”, thotë Korreshi.