Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Soros e përzura si bashkëpunëtor të shërbimit të Millosheviçit, provat i solli shërbimi inteligjent


Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar pse prishi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Xhorxh Sorosin në emisionin “PolitikON” në Ora News.

Berisha tha se e përzuri nga Shqipëria si bashkëpunëtor të shërbimit të Millosheviçit në Tiranë. Sipas tij provat e bashkëpunimit të Soros me ta i siguroi shërbimi inteligjent.

Marrëdhëniet e mia me Soros kanë filluar shumë mirë por u detyrova të përzë nga Shqipëria si bashkëpunëtorë të rezidentit të shërbimit të Millosheviçit në Tiranë dy bashkëpunëtorë të tij shqiptaro-amerikanin Fron Nahzin dhe Fred Abraham. Shërbimi Inteligjent solli të gjitha provat me zë dhe figurë nga regjistrimi ambiental të veprimtarisë së tyre duke marrë dhe dhënë detyra. Shërbimet nuk kanë kombësi, nuk do të thotë gjë se ishte shqiptar. Soros erdhi dhe i mori me avion të posaçëm, i përzumë se nuk do ti burgosnim. Këtu nisi dhe pastaj shkoi më tutje. Soros fillimisht investoi për shoqërinë civile dhe i isha shumë mirënjohës. Kërkoja një ligj për pavarësinë e këtyre shoqatave. Por ai nuk krijoi organizata zëri i shoqërisë por organizata zëri i partisë”-deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *