
Shtatë persona kanë humbur jetën në Francë si pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e një vale të parakohshme nxehtëse, tha të martën zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon.
Kjo valë e të nxehtit ka sjellë ditët më të nxehta të muajit maj të regjistruara ndonjëherë në historinë e vendit, sipas shërbimit meteorologjik kombëtar. Indeksi kombëtar i nxehtësisë, i cili mat temperaturën mesatare në të gjithë vendin, arriti në 24.8 gradë Celsius sipas leximeve paraprake të Météo-France të martën pasdite.
Kjo shifër theu rekordin e sapovendosur të së hënës prej 24.6°C dhe shënoi temperaturën mesatare më të lartë të matur ndonjëherë në muajin maj në shkallë vendi që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave, duke kaluar edhe rekordin e hershëm të vitit 1944.
Pesë nga shtatë viktimat humbën jetën duke u mbytur në liqene, lumenj ose plazhe, ndërsa njerëzit nxitonin të ftoheshin në ujë në një kohë kur shërbimet e shpëtimit dhe vëzhguesit e plazheve nuk kanë filluar ende punën zyrtarisht. Dy vdekjet e tjera u lidhën me goditjet nga nxehtësia he problemet kardiake gjatë eventeve sportive dhe garave të vrapimit.