Vendosni fjalën kyçe....

Përplasën makinën me terminalin e aeroportit të Barcelonës, ndalohen 2 shtetas shqiptarë


Dy shtetass shqiptarë u arrestuan pasi  përplasën një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës të premten në mëngjes duke thirrur parullat “të tipit islamik”, por nuk pati lëndime, thanë zyrtarët, raporton Reuters.

Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Skuadra e bombave të policisë Tedax konfirmoi se nuk kishte eksploziv në makinë.

Policia rajonale ka postuar në Twitter një foto të një makine gri brenda terminalit, me të gjitha dyert e saj të hapura dhe dy oficerë, një me një qen, duke e kontrolluar atë.

Kur u arrestuan, ata bënë një thirrje të tipit islamik dhe ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,” tha shefi i policisë rajonale Eduard Sallent për një konferencë për shtyp.

Në gusht të vitit 2017, islamistët militantë përdorën një fugon për të goditur këmbësorët në Barcelonën qendrore dhe kryen një sulm vijues, duke vrarë 16 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *