
Narkoekonomi të një narkoshteti e quan kreu i Partisë së Lirisë qeverinë Rama.
Në një shënim në Facebook ai thekson se nën Ramën, Shqipëria ka rrëshqitur 11 vende në raportin për korrupsionin nga Transparency International, me paratë e drofës dhe korrupsionit janë shkrirë në një.
“Diella” nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota, por dhe që i vuajnë çdo ditë e më shumë shqiptarët.
Shikoni tatëpjetën e pandalshme të zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti.
Por mjafton të shihni edhe dishezën me 11 vende për korrupsionin në raportin e Transparency International për të kuptuar se kur paratë e drogës dhe korrupsionit shkrihen në një, siç është shkrirë partia në pushtet me shtetin, pasojat janë katastrofike për qytetarët.
Këta jo vetëm kërcënojnë gazetarët vendas por duan t’u mbyllin gojën edhe atyre të huaj, si gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia, të cilit i shpreh solidaritetin tim të plotë.” – shkruan Meta.