Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata “Çamëria” reagon pas atentatit në Sarandë, kërkon zbardhjen e vrasjes së Rexhep Ismailit



Shoqata “Çamëria” ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili, kryetar i degës së kësaj shoqate në qytet.

Në deklaratë, shoqata shpreh dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të tij, duke e cilësuar Ismailin si një “zë të palëkundur dhe mbrojtës të pashoq të çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë”.

Njëkohësisht, Shoqata “Çamëria”, dega Vlorë, e ka dënuar ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj nga autoritetet përkatëse. Në reagim janë shprehur edhe ngushëllime për familjen dhe bashkëpunëtorët e viktimës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tronditje në komunitetin lokal, ndërsa hetimet për atentatin vijojnë.