Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh drejtuesit e PS-së në qarqe, takim për “Punët e Shqipërisë” dhe projektet në terren



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë këtë të martë një takim me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS-së, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Takimi pritet të nisë në orën 08:30 dhe vjen në vazhdën e një serie mbledhjesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe analizën e ecurisë së projekteve në nivel vendor.

Në fokus të diskutimeve do të jenë prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe, si dhe përshpejtimi i zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.