Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 42-vjeçari



Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar, i dyshuar për plagosjen e një të riu gjatë një konflikti të ndodhur në fshatin Picar.

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026, ku dyshohet se, për motive të dobëta, 42-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 23-vjeçar.

I riu i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës, thikën e dyshuar të përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.