Vendosni fjalën kyçe....

Kosova regjistron një nga ditët më të këqija, humbin jetën 6 persona lidhur me Covid-19


Kosova ka regjistruar një nga ditët më të këqija për sa u përket viktimave lidhur me Covid-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 6 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 164.

Po kështu në 494 testime të kryera në 24 orët e fundit janë gjetur 213 raste të reja, 80 prej të cilave në Prishtinë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6680.

Sipas Sipas IKSHPK-së, të gjitha viktima e deritanishme lidhur me Covid-19 kanë pasur sëmundje shoqëruese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *