
Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për shkak të shqetësimeve lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor. Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila theksoi se kjo masë lidhet me mungesën e përparimit në garantimin e pavarësisë së drejtësisë.
Sipas saj, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.
“Aktualisht kemi ndërprerë të gjitha pagesat për Serbinë, pasi po vërejmë sërish pengesa në këtë sektor. Pa përmirësime konkrete, mbështetja financiare nga BE-ja nuk mund të vazhdojë”, u shpreh Kos.