Vendosni fjalën kyçe....

Roland Bejko: Më 14 maj t’i largojmë ‘pushtuesit’, kanë 32 vite që bëjnë rotacion me njëri-tjetrin për të ndërruar postet


Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit u ndal në zonën e Freskut, në degën me numër 14.

Kandidati demokrat u bëri thirrje qytetarëve që ditën e dielë të shkojnë në kutitë e votimit dhe të votojnë për të larguar ‘pushtuesit’, që sipas tij i kanë zënë frymën jo vetëm Tiranës, duke mos e quajtur pushtuesin thkesht individ, por model politik dhe administrativ.

Bejko shtoi se pushtuesi nuk është vetëm Erion Veliaj, por trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët thotë se ditën zihen e natën bëhen bashkë për të ndarë llokmat se ku do të ndërtojnë pallatet e resortet e tyre. Pjesë të pushtuesve, Bejko bëri edhe dy kandidatët Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn.

 

“Kur takoj qytetarë të moshave të ndryshme më thonë që e kemi dëgjuar programin tuaj, jemi dakord me pikat e programit tuaj dhe besojmë që ju të fitoni dhe ta bëni realitet këtë program, por që ne të fitojmë më datë 14 duhet edhe më shumë puna e të gjithë juve që jeni këtu, puna e atyre demokratëve që sot s’janë këtu në këtë takim dhe puna e të gjithë qytetarëve që duan ndryshimin dhe duan ta largojnë pushtuesin që i ka marrë frymën Tiranës. Pushtuesi nuk është vetëm një individ që quhet Erion Veliaj, por pushtues është modeli politik, admininstrativ, qeverisës që i ka zënë frymën Tiranës, i ka zënë frymën gjithë Shqipërisë. Ky pushtues përbëhet nga trekëndëshi i Bermudës, nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe dy çirakët e tij që janë në lojë sepse ata kanë në dorë të gjitha pushtetet, pushtetin politik në mazhorancë apo opozitë, kanë pushtetin ekonomik se e kanë me klanin e tyre dhe oligarkët bashkë, aty ndajnë paratë, prona, llokmat e ngastrave që iu jep Veliaj në Tiranë me urdhër të Edi Ramës. Janë të gjithë bashkë, kanë 32 vite që bëjnë rotacion me njëri tjetrin për të ndërruar postet. Bëjnë sikur zihen ditën për demokraci e parime dhe natën përqafohen dhe ndajnë hartën territoriale të vendit se ku do ndërtojnë bllokun e pallatave, ku do të ndërtojnë vilat e tyre, ku do të ndërtojnë resortet”, tha Bejko