
Presidenti amerikan Trump i është përgjigjur kancelarit gjerman Merz, i cili një ditë më parë tha se shefi i Shtëpisë së Bardhë po turpërohet në negociatat me Iranin.
Trump shkruan se Merz nuk ia ka idenë se çfarë po flet dhe me një udhëheqës si kancelari, nuk është çudi që Gjermania ka shumë probleme ekonomike dhe jo vetëm.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Unë po bëj diçka me Iranin, tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe ndryshe! Presidenti DONALD J. TRUMP.” – shkruan Trump në Truth Social.
