Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje Kuvendit: Saliu përdhunon foltoren, s’duhet lejuar të flasë më


Pasi kryetari i PD-së Sali Berisha i tha se ditën e protestës së opozitës “s’do gjejë vrimë miu ku të fshihet”, vjen reagimi nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai mori fjalën duke i bërë thirrje Kuvendit që Berisha mos të flasë më.

“Për replikë sepse Halloween-i mu drejtua dhe doja që ta dëgjonte. Së pari, aleanca e rublave mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për disa seanca me radhë i shmangen një përgjigje që duhet t’i japin qytetarëve shqiptarë, kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Preshevë, Mal të Zi, e kudo. Si ka mundësi që këta dy njerëz sa herë që Shqipëria ka një moment të vështirë, këta të dy bëhen bashkë kundër interesave të Shqipërisë. Kanë votuar në vitin 2011 pasi vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit 4 qytetarë shqiptarë. Vetëm 4 ditë më pas kanë miratuar një rezolutë kundër imazhit të Shqipërisë. Shqipëria mirëpret më 6 dhjetor Samitin më të madh që ka pritur ndonjëherë, Samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Përsëri Saliu dhe Meta janë prapë bashkë për të dëmtuar sadopak imazhin e Shqipërisë. Megjithatë, këta të dy nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë.

Shqipëria të dyve i ka dhënë gjithçka ka mundur, i ka bërë secilin prej tyre presidentë. Turpi i tyre është sa herë ju jepet mundësia, të dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë, madje e turpshme për Kuvendin, që një non-grata si Sali Berisha vazhdon ta përdhunojë foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësia. Mendoj se ka ardhur koha të marrim vendim që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme si Sali Berisha, të mos flasë më në foltoren e Kuvendit.”- tha Balla.