
Kosova po bën përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, në të kundërt vendi do shkojë në zgjdhje të parakohshme. Pas dy seancave të para të dështuara për shkak të mungesës së kuorimit të nevojshëm, seanca e tretë është lënë për mbrëmjen e sotme.
Nëse deri në mesnatë nuk ka zgjidhje, atëherë vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetëvendosje dhe partitë e opozitës kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për ngërçin e krijuar.
Vetëvendosje ka propozuar dy kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, kandidate që nuk kanë marrë dot votat e opozitës. LDK-ja nga ana e saj ka mbështetur ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate, por kjo e fundit nuk ka mbështetjen e partisë në pushtet.