Tre të rinj janë ndaluar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotik.
Atyre u janë gjetur pilula të dyshuara ekstazi dhe kanabis.
Të rinjtë janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve.
Gjatë 24 orëve janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:
A.G.,20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin në të cilin shtetasi A. G. ishte pasagjer, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën 4 pilula të dyshuara ekstazi.
Nga Seksioni i Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasi A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në autostradën Tiranë-Durrës, në automjetin në të cilin ndodhej pasagjer iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve A. G., A. Ç. dhe A. S.