Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 27 vite burg në mungesë ish-kryeredaktori i gazetës turke “Cumhuriyet”


Një gazetar turk, gazeta e të cilit raportoi për një operacion të pretenduar të inteligjencës turke në vitin 2014 për të furnizuar me armë luftëtarët anti-qeveritarë në Siri, u dënua në mungesë me mbi 27 vjet burg.

Can Dundar, ish-kryeredaktori i gazetës opozitare Cumhuriyet, u shpall fajtor nga një gjykatë e Stambollit për spiunazh ushtarak dhe sigurimin e ndihmës materiale për një grup terrorist.

Atij iu dhanë 18 vjet e nëntë muaj burg për botimin e sekreteve shtetërore dhe 8 vjet e nëntë muaj për mbështetjen e FETO-s, një organizatë që Ankaraja e konsideron terroriste. Kjo arrin në 27 vjet e gjashtë muaj në total dhe është më pak se 35 vitet, që kërkuan prokurorët.

Ka pak shanse që Dundar të burgoset së shpejti. Ai kaloi mbi 90 ditë në paraburgim gjatë gjykimit të tij të mëparshëm, por tani jeton në internim dhe u gjykua në mungesë. Në 2016, Dundar u dënua me 5 vjet e dhjetë muaj, por arriti të largohej nga Turqia dhe që prej asaj kohe jeton në Gjermani. Berlini refuzoi kërkesat turke për ekstradimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *