Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi vaksinuar 12 mijë mësues dhe pedagogë, presim doza të reja të vaksinës në Prill


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot punën që vijon për vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë.

Në bashkëbisedimin me kryeministrin Rama, Manastirliu tha se deri tani janë vaksinuar 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 12 mijë arsimtarë.

“Vijon vaksinimi i pedagogëve, në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar 200 pedagogë, në tërësi mbi 12 mijë arsimtarët ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës. Doza që mbërritën dje do të vijojnë vaksinimin e të moshuarve që të zgjerojmë sa më shumë, fashën në grupmosha duke ndjekur planin e vaksinimit.”– tha Manastirliu. 

Sakaq Rama ka bërë me dije se sot arrijmë në shifrën 50 mijë të vaksinuar.

“Sot arrijmë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kemi siguruar e do të sigurojmë në vazhdim”– shprehet Rama.

Ministrja Manastirliu foli edhe për dozat që pritet të mbërrijnë në Shqipëri, nga programi COVAX i OBSH-së.

“Në tërësi sëbashku me dozat e ardhura dje, kemi 90 doza vaksine në total. Ndërkohë presim të na vijnë doza të reja nga Pfizer në ditët e para të prillit, dhe sigurisht edhe të konkludojmë negociatat që kemi hapur për fillimin e vaksinimit masiv.

Gjithashtu presim nga COVAX-i edhe një sasi tjetër të Astra Zenecës, që deri tani kemi një të dhënë për 60-80 mijë doza të Astra Zenesës, por jemi duke pritur që të kemi një informacion të detajuar.”– deklaroi ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *