Vendosni fjalën kyçe....

Papa Leo XIV sinjalizon ndryshim kursi: Kisha Katolike të fokusohet te drejtësia, jo te çështjet seksuale


Papa Pope Leo XIV ka sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në prioritetet e Kishës Katolike, duke deklaruar se çështjet e etikës seksuale nuk duhet të jenë në qendër të vëmendjes së saj.

Gjatë një konference për shtyp në kthim nga një turne në Afrikë, Papa theksoi se uniteti i Kishës nuk duhet të varet nga debatet mbi çështje seksuale, si martesa mes personave të të njëjtit seks, sipas Reuters.

“Ka çështje shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme, si drejtësia dhe barazia, që duhet të kenë përparësi”, u shpreh ai.

Deklarata e tij konsiderohet nga ekspertët si një riorientim i rëndësishëm për Kishën me rreth 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën. Qasja e Papës shihet si një largim nga theksi tradicional mbi çështje si aborti, kontrolli i lindjeve dhe marrëdhëniet jashtë martesës heteroseksuale.

Komentet e Papës janë mirëpritur nga organizata që mbështesin besimtarët LGBTQ.

Drejtuesja e organizatës Dignity USA e cilësoi këtë si “një riorientim shumë të rëndësishëm dhe të vonuar të prioriteteve”.

Papa Leo XIV gjithashtu mbështeti një vendim të vitit 2023 të paraardhësit të tij, Pope Francis, i cili lejonte bekime informale për çiftet e të njëjtit seks, por theksoi se nuk dëshiron që këto praktika të formalizohen më tej, pasi mund të shkaktojnë përçarje brenda Kishës.

Ekspertë të Vatikanit e krahasojnë këtë moment me deklaratën e famshme të Papa Françeskut në vitin 2013, kur ai tha: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin, kush jam unë për ta gjykuar?” – një moment që u konsiderua historik për hapjen e Kishës ndaj komunitetit LGBTQ.

Sipas analistëve, Papa Leo po përpiqet të zhvendosë fokusin drejt sfidave globale si pabarazia, luftërat dhe padrejtësitë sociale, duke i vendosur ato në qendër të misionit moral të Kishës Katolike.