
30 familjet e pallatit që u dogj në Tiranë do marrin një bonus qiraje prej 40 mijë lekësh në muaj deri në rindërtimin e pallatit.
Projektivendimi do u paraqitet anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e nesërme, në një mbledhje jashtë radhe. Kostoja do paguhet nga taksapauesit e Tiranës përmes programit të Mbrojtjes nga Zjarri, sipas Report Tv.
Banorët duhet të plotësojnë dokumentacionin e duhur për të përfituar shumën e lartpërmendur.
Zjarri në kompleksin “Arlis” pranë “Farmacisë 10” shkrumboi gjithë fasadën. Sipas kompaniasë “Arlis”, kompania që kishte furnizuar materialet e fasadës kishte garantuar se ato ishin kundër zjarrit.
Kryeministri Rama tha para pak ditësh se pallati do rindërtohej i gjithi nga ndërtuesi ndërsa bashkia Tiranë do dëmshpërblejë mobilimin e apartamenteve.
