
PD dhe partitë e vogla opozitare janë pranë një marrëveshjeje për të qenë pjesë e në fronti të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Përfaqësuesi i Forumit për Dialogun Politik, Ermal Hasimja, ka pohuar se po punohet për një marrëveshje të partive të opozitës për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor,
“Gjatë javëve të shkuara kemi biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërkohë që punojmë për detajet konkrete. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare. Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete”, tha Hasimja.