Vendosni fjalën kyçe....

I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri



Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Bajram Curri, pasi u konstatua duke qarkulluar i dehur dhe me armë zjarri në automjet.

Sipas njoftimit të Policisë së Tropojës, i riu, me inicialet A. Gj., banues në Bajram Curri, u kap në flagrancë teksa drejtonte një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nga testi i alkoolit rezultoi se 23-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet të ketë qëlluar më herët në ajër me armën që e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.