Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari amerikan i Mbrojtjes lavdëron ushtrinë ukrainase: Qëndresa ndaj Rusisë do hyjë në histori


Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka lavdëruar ushtrinë ukrainase për reagimin ndaj pushtimit rus duke thënë se ajo do hyjë në histori. Austin theksoi mizoritë e supozuara nga forcat ruse në Ukrainë, ndërsa lavdëroi vendin për mënyrën si po mbrohej.

“Spitalet e Ukrainës janë bombarduar.” – shkroi Austin në Twitter.

“Qytetarët e tyre janë ekzekutuar. Fëmijët e tyre janë traumatizuar. E megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, ata kanë bërë një punë madhështore duke mbrojtur sovranitetin e tyre. Trimëria dhe aftësia e Ukrainës do të mbeten në historinë ushtarake.”

Postmi i tij i bëri jehonë komenteve që ai bëri në fillim të kësaj jave gjatë një fjalimi në bazën ajrore amerikane Ramstein të Gjermanisë, ku u takua me udhëheqës ushtarakë nga më shumë se 40 vende si pjesë e Grupit të ri Konsultativ të Mbrojtjes së Ukrainës.

Austin tha në Gjermani të martën: “E dini, Beteja e Iwo Jima zgjati 36 ditë. Beteja e Bulge zgjati 40 ditë. Dhe Ukraina tani ka mposhtur ushtrinë ruse për 62 ditë.”