
Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë dhe do të zhvillohet më 27 prill në orën 12:00.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë dhe nuk ka dhënë shpjegime për mungesën, ndërsa raportohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin për shoqërimin e tij dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.