Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj shijon kafen në Shkodër me Xhemal Bushatin: Kolegët po zhvillojnë një fushatë mbreslënëse, do të zgjojmë shpresën


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj shpreh përsëri mbështetje për kandidatin për qytetin e Shkodrës Xhemal Bushatin.

Sikurse shihet në disa fotografi të publikuara në Facebook, Gjekmarkaj ka shijuar sot një kafe në Shkodër, i shoqëruar nga Bushati dhe disa kolegë të tjerë.

Gjekmarkaj shprehet se kandidati demokrat ka zhvilluar një fushatë mbresëlënëse në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Një kafe në Gjuhadol të Shkodres është gjithmonë kenaqesi. Sebashku me Xhemal Bushatin kantidatin e PD në zgjedhjet e 6 Marsit , koleget Emila Koliqi , Greta Bardeli Gjoni e Izmira Ulqinaku të cilet po zhvillojnë një fushatë mbreslënese duke zgjuar shpresen per një Shkoder ku të gjithë banoret e saj të jenë aksioner në qeverisjen lokale. Giuhadoli kjo lagje historike e vlerave të medha kulturore, si dhe të tjerat zona të metropolit të Veriut, me rezonim intelektual e patriotike, voter ku u ndezen zjarret e kryengritjeve kombetare, ku ju rezistua komunizmit pa ndoshta e sikur, ku lidhje me boten perendimore nuk u nderpe kurrë, as ateherë kur dhuna ra mbi të pameshirshem sot mirpret Xhemal Bushatin kantidatin e vlerave qytetare, perfaqesuesin me dinjitoz të asaj që Shkodra perfaqeson, të asaj që PD ofron!

Dikur kam patur fatin të vizitoj me At Zef Pllumin në këtë lagje doktoreshe Terezina Sumen një zonjë që vinte nga tjeter kohë si model për të ardhmen. Shkodra ruan kujtesen e zgjedh te ardhmen.”- shkruan Gjermarkaj.

Partia Demokratike zgjodhi të kandidojë Xhemal Bushatin për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Shkodrës më 6 mars 2022.

Deri më tani ai ka marrë vlerësime për fushatën e tij, ndërsa një sondazh i realizuar nga PIPO Prishtinë e nxjerr atë fitues.