
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.
Braçe mbërriti në gjykatë në pritje të nisjes së seancës dhe u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur përpara mediave.
Seanca pritet të trajtojë detajet e çështjes, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike më shumë informacione mbi rrethanat konkrete të padisë.