Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë.
Sikurse duket nga pamjet, zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.
Deri në këto momente, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe tre forca zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
