Vendosni fjalën kyçe....

Pse vetëvriten pacientët me Covid-19 në spitalet publike?


Nga Klodian Tomorri

Nëse një shqiptar i infektuar me virus shkon të kurohet në spitalet publike, probabiliteti që ai të kryejë vetëvrasje rritet me 100 fish nga norma mesatare.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka mesatarisht 2.3 vetëvrasje për 100 mijë banore. Por tek të infektuarit me Covid në spitalet publike ndodh katastrofë.

Që nga fillimi i pandemisë në spitalet publike mund të jenë kuruar në rastin më të mirë 2-3 mijë vetë. Nga këta, 4 vetë kanë vrarë ose tentuar të vrasin veten.

Pra normë vetëvrasje 2 për mijë ose 100 herë më shumë se sa mesatarja. Nëse llogaritë bëhen me pacientët që shkojnë në reanimacion atëherë norma e vetëvrasjeve rritet me 1 mijë herë nga mesatarja.

Tani dikush në qeveri të japë shpjegime për këtë punë. Pse pacientët me Covid në spitalet publike kanë këtë prirje për të vrarë veten?

Nëse është virusi që shkakton çrregullime mendore, atëherë natyrshëm lind pyetja pse nuk ndodh e njëjta gjë edhe në spitalet private apo në spitalet jashtë shtetit?

Askush në qeveri nuk po e vret mendjen fare që të zgjidhë këtë. Por nëse qeveria përton të merret me këtë pune, ka prokurori. Këtu duhet hetuar. Pse vetëvriten njerëzit në spitalet publike?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *