Vendosni fjalën kyçe....

11 të vrarë në protestat antiqeveritare në Kenia


Policia keniane qëlloi për të shpërndarë demonstruesit në kryeqytetin Nairobi që kishin dalë në rrugë për të shënuar 35-vjetorin e tubimeve pro-demokracisë. 11 protestues u vranë në gjithë vendin në protestat e fundit antiqeveritare që përfunduan me gjakderdhje, shkruan Reuters.

Vdekja e blogerit Albert Ojwang në paraburgim policor muajin e kaluar u ka dhënë protestave një shtysë të re, duke nxitur zemërimin kundër autoriteteve dhe duke nxjerrë qindra njerëz në rrugë.

Një gazetar i Reuters pa policinë të qëllonte drejt protestuesve që përparonin në periferi të Nairobit, Kangemi. Një burim në Spitalin Kombëtar Kenyatta tha se po trajtonte 24 persona të plagosur, por nuk dha hollësi të tjera.

Policia e Kenias tha se 11 persona kishin vdekur, ndërsa 52 oficerë ishin plagosur.