Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë


Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit. Në një njoftim për shtyp bën me dije se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, njofton ministria.

Për çdo nevojë të mundshme ministria thosë se të gjithë shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813

+972 54-480-6601

Ndërkohë Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme” shkruan  në një postim në X, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.