Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohet nga Italia, arrestohet në Durrës 42-vjeçari


Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte person në kërkim nga drejtësia italiane.

Në pranga ka rënë Julian Mandija i cili kërkohet në Itali ku akuzohet për trafik lëndësh narkotike.

Pas përfundimit të procedurave pritet që ai të ekstradohet drejt vendit fqinj.

“Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” . Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”