Vendosni fjalën kyçe....

“Putin e Zelensky gati për të arritur marrëveshjen” – Trump


Putin e Zelensky janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje paqeje, deklaroi të enjten presidenti amerikan Trump. Ai është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim midis dy fqinjëve që nga shkurti.

Një gazetar e pyeti Trump-in në Air Force One për komunikimin e tij me Zelenskyn e Ukrainës.

“Unë mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje. Dhe unë mendoj se presidenti rus Putin është gati të bëjë një marrëveshje,” tha Trump. Ai nuk pranoi të hyjë në hollësi, por shtoi se SHBA-ja po zhvillon “shumë biseda të mira për Ukrainën dhe Rusinë”.

“Ne duam që lufta të ndalet  sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse mijëra njerëz janë vrarë brenda një jave”, tha Trump.

“Evropa nuk ka qenë e suksesshme në marrëdhëniet me presidentin Putin, por unë mendoj se do jem.”

Trump i bëri komentet e tij ndërsa i dërguari i Putinit për investime, Kirill Dmitriev, udhëtoi për në Uashington, ku thuhet se u takua me të dërguarin e Amerikës në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, shkruan RT.

Palët kryesisht vijuan të diskutojnë hapat për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe të ngrira nga administrata Biden në vitin 2022, u tha Dmitriev gazetarëve të enjten në mbrëmje. Ai vuri në dukje “dinamikën pozitive” të bisedimeve, duke shtuar se duhet të zhvillohen më shumë takime për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

I dërguari i Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, i tha Fox Business të mërkurën se Trump ka qenë “i zemëruar” si me Putinin ashtu edhe me Zelenskyn.