Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid kalon pas penalltive, mësohen duelet e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve


Kanë përfunduar sfidat e fundit të fazës 1/8 në Ligën e Kampionëve duke përcaktuar edhe duelet e çerekfinaleve.

Real Madrid arriti të kualifikohet vetëm pas penalltive përballë Atletiko Madrid.

Në çerekfinale, Real Madrid do të ndeshet me Arsenalin.

Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” barazuan 2:2 me PSV në shtëpi, por ishte më se e mjaftueshme për kualifikim tutje.

Kjo pasi që në ndeshjen e parë, londinezët triumfuan 1:7.

Çerekfinalen e ka siguruar edhe Aston Villa që triumfoi 3:0 ndaj Club Brugge.

Në çerekfinale, Aston Villa do të përballet me Paris Saint-Germain.